Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Tensione në Kuvend/ Peleshi i ndërpret fjalën Berishës; Balla: Dënoj sulmin që i bëri Gonzatos

11:05 / November 6, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 3392
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mes tensionesh u miratua kalendari për projektligjin e buxhetit. Pas miratimit, kreu i PD, Sali Berisha, mbajti fjalën e tij ë foltore, ku tha se nuk ka ndodhur që paketa buxhetore të vijë në Kuvend pa paketën fiskale.

Pasi i mbaroi koha, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi i ndërpreu fjalën, por Berisha iu afrua afër dhe kjo solli rrethimin nga Garda.

“Të dashur qytetarë dhe qytetare, e dëgjuat vetë që kreu i tyre me 5 mbiemra kërkon që shpjegimi i votës të bëhet para se të votohet.

Kjo kërkesë shpreh të gjithë brendinë psikike, ideologjike, identitare të këtij grupi parlamentar që pranon në krye një person si ai, i cili me një ndërhyrje të tillë tregon se nuk njeh asnjë ligj, asnjë parim, asnjë normë.

Por unë jam këtu për të thënë dy fjalë.

Në historinë e një vendi kurrë nuk ndodh që paketa buxhetore të vijë pa paketën fiskale.
Sepse është vetëm paketa fiskale burimi i krijimit të atij buxheti.

Kurse ju sillni këtu statistikat kallpe, false për të mashtruar shqiptarët.

Sidoqoftë, para kryeministrisë, qytetarët shqiptarë janë të vendosur të rrisin një betejë në kushte të pabarabarta, por një betejë në të cilën kanë të gjitha të drejtat.“, u shpreh ai.

Balla: E dënoj ashpër sulmin që sapo ndodhi në këtë foltore kundrejt ambasadorit të BE në Shqipëri. Ky sulmi përsëritur  kundër ambasadorëve të SHBA , kundër të tjerëve të vendeve mike, ambasadorit të BE, bie ndesh me parimet e Konventës së Vjenës. BE mbetet partneri ynë më i rëndësishme dhe se brenda 2030 Shqipëria do të jetë në BE, pavarësisht orientimit tuaj në këtë aspirate historike. E duam Shqipërinë si gjithë Europa.

Sa i përket këtij sulmi, do depozitojmë kërkesë pranë komisionit të etikës që deputeti në fjalë të japë shpjegimin dhe që Kuvendi të ndalë sulmet. Një prej arsyet e shpalljes non grata janë sulmet ndaj ambasadorëve.

balla Berisha kuvend peleshi tensione
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.