Deputetja e Partisë Socialiste, Luljeta Bozo ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend dhe situatën e tensionuar dhe kaotike që u krijua javën e fundit në Kuvend.
Në një intervistë për emisionin “Kjo Javë”, Bozo u shpreh se ishte e pranishme vetëm 45 minuta në seancën e fundit plenare, por u largua me dhimbje koke për shkak të zhurmës akustike të shkaktuar nga deputetët e opozitës.
“Ajo seancë, ishte për mua jo normale, sepse në vend të bëhen diskutime pro dhe kundra, seanca ishte një tmerr i vërtetë. Unë tre çerek ore ndenja dhe më filloi një dhimbje koke e tmerrshme nga rënia e bilbilit dhe tavolinave me dorë. Ky vetëm revolucion nuk është… revolucioni është një vullkan. Nuk është me aq njerëz sa dolën në protestë. Revolucioni vjen nga një revoltë e përgjithshme për gjërat që njerëzve u ka ardhur laku në fyt”, u shpreh ajo.