Në momentin që situata para Kuvendit është agravuar kreu i shtetit Ilir Meta bën thirrje për shmangie të konfrontimeve dhe provokimeve.
Në një mesazh të shkurtër Meta thotë se është duke ndjekur me shqetësim situatën dhe kërkon qetësi.
“Presidenti i Republikës është duke ndjekur me shqetësim situatën. Ai ben thirrje për demonstrim paqësor dhe ruajtje të qetësisë. Ai u kërkon të gjithëve të evitojnë konfrontimet dhe të qendrojnë larg provokimev”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Kujtojmë që Meta u kthye me urgjencë nga Azerbajxhani për të ndjekur nga afër situatën.