Tensionet në qiell midis Rusisë, Shteteve të Bashkuara dhe anëtarëve të tjerë të NATO-s, po vijojnë, kjo pas ngjarjes së djeshme ku një dron amerikan u detyrua të ulej me emergjencë pas manovrave të kryera nga avionët rusë.
Një tjetër avion ushtarak rus, një Ilyushin Il-78 që zakonisht përdoret për transportin dhe furnizimin në ajër, ka kaluar hapësirën ajrore të Estonisë, vend i NATO, pa kërkuar autorizimin e nevojshëm në këto raste.
Dy avionë të tipit Typhoon, një britanik dhe një gjerman, u ngritën në ajër për ta “shoqëruar” jashtë kufijve të Aleancës. Ky është episodi i fundit i një seri provokimesh ruse që kulmuan dje me ngjarjen e dronit amerikan MQ-9 Reaper në Detin e Zi.