Tensionet e krijuara në veri mes forcave serbe dhe atyre të Kosovës kanë sjellë edhe reagimin e reperit Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi.
Me anë të një statusi në “InstaStory”, Stresi iu ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të bëhen bashkë dhe ta mbështesin Kosovën, pasi jemi një gjak. Më tej, ai theksoi se është i gatshëm të sakrifikojë dhe jetën e tij për ta mbrojtur atë.
“Të dashur bashkëkombës kudo ku jeni në botë. Kërcënimi serb po bëhet për popullin shqiptar të Kosovës. Çdo njeri që e do këtë komb duhet të jetë në mbështetje të vëllezërve tanë se jemi të një gjaku. Unë në këto momente që po ju shkruaj jemi gati 20 mijë veta nga mosha 18 – 35 vjeç të sakrifikojmë jetën tonë për të mbrojtur çdo pëllëmbë tokë të Kosovës. Kosova në rrezik. Kombi në këmbë”, shkroi artisti.