Shefi i Organizimit në PD, Klevis Balliu ka reaguar në lidhje me trajtimin mediatik në Shqipëri për situatën e tensionuar mes Kosovës dhe Serbisë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balliu ka treguar pse sipas tij qeveria Rama është përfaqësuese direkte e interesave të Beogradit në rajon.
Postimi i plotë:
Te gjitha mediat e Edi Ramës kundër Kosovës pro Vuçiçit
Asnjë gërmë e shkruar apo e artikuluar për krimet e Serbisë në mediat e Ramës,asnjë gërmë për rrezikun Serb asnjë gërmë për rrezikun Rus,asnjë gërmë për kërcënimet me gjak,e asnjë gërmë për ministrin e Millosheviçit.
Vetëm sulme ndaj Kosovës,sulme ndaj demokracisë,sulme ndaj Shqipërisë,sulm ndaj kombit dhe cdo shqipëtari.
Tanimë është e qartë se qeveria Rama është përfaqësuese direkte e interesave të Beogradit në rajon.
Si rrjedhoje beteja kundër tij nuk është thjeshte politike, por është një beteje jetike për të mbrojtur Shqipërinë dhe interesat tona kombëtare.