Protestuesit serbë në veri të Kosovës bllokuan rrugët për të dytën ditë të dielën pas një shkëmbimi zjarri me policinë. Kështu shkruan BBC në një artikull për situatën e tensionuar në veri.
“Kamionë dhe automjete të tjera të rënda bllokuan disa rrugë kryesore që të çojnë në dy pika kufitare me Serbinë.
Tensionet e gjata midis autoriteteve dhe pakicës serbe të Kosovës janë rritur javët e fundit. Protestat e fundit u shkaktuan nga arrestimi i një ish oficeri të policisë serbe të shtunën.
Kryeministri Albin Kurti i përshkroi protestuesit si “banda kriminale” dhe kërkoi nga Forca paqeruajtëse e Kosovës (KFOR) e udhëhequr nga NATO që të heqë barrikadat”, shkruan BBC.
BE bëri thirrje për rivendosjen e paqes, duke thënë se një granatë goditi një nga automjetet e saj të blinduara që patrullonin veriun e Kosovës të shtunën në mbrëmje. Sa herë që rriten tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë – ose ndërmjet pakicës serbe të Kosovës dhe autoriteteve në Prishtinë – paqeruajtësit e KFOR-it të NATO-s luajnë një rol vendimtar.
“Ata nuk duhet të bëjnë asgjë të veçantë. Thjesht prania e 4000 trupave shumëkombëshe ka qenë e mjaftueshme për të parandaluar çdo problem serioz për pjesën më të mirë të dy dekadave.
Autoritetet në Beograd mbështeten në KFOR për të garantuar sigurinë e serbëve të Kosovës. Ata i frikësohen përsëritjes së dhunës në vitin 2004, e cila rezultoi në vdekjen e disa serbeve, qindra të tjerë u plagosen dhe pati zhvendosje të mijëra familjeve serbe”, shkruan ndër të tjera BBC.