Analisti Julian Zyla dhe avokati Adriatik Lapaj janë përplasur këtë mbrëmje teksa diskutonin në lidhje me krizën e energjisë elektrike. I ftuar në “Open”, Lapaj u shpreh se 900 mijë qytetarë nuk e paguajnë dot energjinë elektrike. Ai tha se qeveria subvencionon shumë pak shtresat në nevojë. Ndërkohë Zyla tha se Lapaj po manipulonte shifrat. Debati agravoi dhe avokati i ra me grusht tavolinës. Në debat ndërhyri edhe ministrja Milva Ekonomi, të cilës Lapaj i tha se duhet të shkonte në studio me shkresa sepse ishte zyrtare e përfaqësuese.
Zyla: Qeveria po akuzohet për një vendim pro qytetarëve. Interesi politik i çdo qeverie është që ti bëjë gjërat mirë. Në 30 shtator KE ka bërë mbledhje për të marrë masa për të ulur çmimin e energjisë. Ne harrojmë që në Europë janë ngritur çmimet. Ministrat e kryeministrat janë mbledhur çdo bëhet me çmimet që janë rritur.
Lapaj: Një popull i uritur e në agoni, që i thua do ta rris e ul ja merr shpirtin.
Ekonomi: Ç’është kjo agoni? Ku ka agoni?
Lapaj: T’i them me shifra pse është agoni.
Ekonomi: Dhe unë t’i them me shifra.
Lapaj: Në Shqipëri në 2021 62 mijë familje me ndihmë ekonomike, i bie 130 mijë qytetarë. Pension invaliditeti, 68 mijë persona. Do flisni për hallet e qytetarëve? Fashat 800 KW bëjnë 91 mijë e 200 lekë të vjetra. Sa i rimbursohet shtresave në nevojë? Me VKM subvencionohen 6480 lekë të vjetra. Për personat para dhe tetraplegjikë, i paguajnë 16 mijë letë të vjetra dhe 20 mijë letra të vjetra. Kjo është të bësh ekonomi e të thuash të vërtetën. 900 mijë qytetarë që nuk e paguajnë dot energjinë elektrike.
Ekonomi: Për qytetarët e këtij vendi janë rritur fashat e mbështetjes. Janë dyfishuar fashat e mbështetjes. Do ta sjell nesër VKM.
Lapaj: Hajde në emision me VKM se je zyrtare shteti.
Ekonomi: Këto të dhënat duhet t’i shikosh pak të integruara sepse një familje që mund të ketë një paraplegjik përfiton nga disa skema, nga energjia, barnat, ndihma sociale. Mund të ketë 5 forma.
Zyla: Adriatiku mori të mirëqenë se mesatarja e konsumit është 800 KW
Zyla: Është manipulim që i bërë. Jam kurioz ku e gjete që është 800?
Lapaj: Mora limitin. 1-50 KW në muaj janë 7340 familje, 51 -100 KW janë..
Zyla: Nuk mund të marrësh limitin jemi më inteligjentë se kaq
Lapaj: Lajm i keq që një një institucion i pavarur si ERE funksionon me urdhër politik.
