Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Tensioni i gjakut rritet në varësi të stinëve/ Si të mbroheni nga ndikimi i motit?

23:35 / November 27, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tensioni
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Temperaturat e ftohta të dimrit janë shkaktare të rritjes së rrezikshme të tensionit të gjakut tek të moshuarit. Një studim francez ka zbuluar se tensioni i gjakut pëson luhatje të ndjeshme sipas stinëve. Në dimër, tensioni i gjakut tek të moshuarit rritet me 33.4 përqind ndërsa në verë me 23.8 përqind.

Ndonëse ekspertët nuk kanë arritur të përcaktojnë mekanizmat që mund të shpjegojnë këtë lidhje mes motit dhe tensionit, ata thonë se gjithçka ka të bëjë me sistemin nervor simpatetik. Ky sistem kontrollon mënyrën se si organizmi reagon ndaj stresit.

Ai gjithashtu rregullon çlirimin e hormonet katekolaminë që rrit tensionin e gjakut duke përshpejtuar rrahjet e zemrës dhe mbajtur nën kontroll enët e gjakut.

Tensioni i gjakut në varësi të stinëve

Studiuesit francezë analizuan të dhënat mjekësore të mbi 8800 të rriturve mbi 65 vjeç në harkun kohor të 2 viteve. Gjatë dimrit tensioni sistolik pësonte një rritje prej 5 pikësh. Ndikimi më i lartë i temperaturave tek tensioni i gjakut vërehej tek të moshuarit mbi 80 vjeç.

Këto gjetje, sipas ekspertëve, mund të shpjegojë edhe ndikimet sezonale në sëmundjet si ishemia, apo problemet me enët e gjakut që prekin të moshuarit. Një monitorim më i vëmendshëm i tensionit të të moshuarve gjatë dimrit mund të përmirësojë shëndetin e tyre.

Si të mbrohemi nga ndikimi i motit?

Minimizoni ekspozimin ndaj të ftohtit në ambiente të jashtme

Shmangni aktivitetet e rënda fizike

Vishuni trashë

Mbani doreza dhe shall kur të dilni në ambiente të ftohta

Shmangni kafeinën dhe alkoolin sepse shkaktojnë humbje më të shpejtë të nxehtësisë së trupit

Konsumoni ushqime të përshtatshme për tensionin e gjakut siç janë frutat dhe perimet

Kufizoni konsumin e kripës dhe hani më shumë produkte të bulmetit me pak yndyrë por edhe drithëra të plota, peshk dhe shpendë

Njerëzit që punojnë në ambiente të jashtme duhet të tregojnë kujdes të lartë për të ulur rrezikun e tensionit të lartë të gjakut.

i ftohti stinet Tensioni i gjakut
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Si ndikon gjumi i pamjaftueshëm në shëndet

22:00 / February 4, 2026

Shqipëria në prag të një pandemie të dytë? Sa i rrezikshëm është virusi Nipah, daton që prej ‘98-ës…

11:07 / February 3, 2026

Pesticidet kërcënojnë zinxhirin ushqimor

10:52 / February 3, 2026

BE vendos një limit për toksinat pas tërheqjes së qumështit formulë nga tregu

09:32 / February 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.