Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Zgjedhje

Tentativa për grusht shteti gjatë funeralit të Azem Hajdarit/ 23 vite nga “pushtimi” i institucioneve

16:15 / September 14, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1600062885 1568465936VITI981
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

14 shtatori i vitit 1998 shënon një prej momenteve më të rënda për shtetin shqiptar në 3 dekadat e fundit.

Ceremonia mortore e liderit të Lëvizjes Studentore, Azem Hajdari, u kthye nga mbështetesit e partisë Demokratike në një sulm ndaj Kryeministrisë dhe institucioneve të tjera; aksion që kishte elementet e një grushti shteti.

Rreth orës 11.30, të 14 shtatorit te 1998 kortezhi me  arkivolet eshte nisur nga sheshi “Skëndërbej”, por kur ka mbërritur pranë Kryeministrisë, ka nisur sulmi i armatosur ndaj godines së qeverisë.

Më pas, grupet e armatosura kanë marrë disa institucione, si Ministrinë e Financave, selinë e Kryesisë së kuvendit e gjykatën Kushtetuese.

Në këtë situatë, ministri i Rendit ka urdhëruar daljen nga Garda  te  tankeve dhe autoblindave, por protestuesit kane rrëmbyer 3 tanke dhe një autoblind.

Protestuesit kanë pushtuar Televizionin Publik Shqiptar, të cilin e kanë mbajtur në kontroll deri pasdite.

Deri në orën 16.00, Tirana ishte në kaos, derisa forcat e policisë nisën të rivendosnin rendin.

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Mariza Lino, doli me një deklaratë të fortë kundër opozitës, duke theksuar se vdekja e Azem Hajdarit nuk duhet të shfrytëzohet politikisht. Departamenti Amerikan i Shtetit dënoi grushtin e shtetit dhe deklaroi se nuk njeh asnjë pushtet që del nga dhuna.

Pas këtyre mesazheve në 19.00 policia arriti të rimerrte televizionin publik dhe 30 minuta më vonë protesta e armatosur kishte marrë fund.

Një ditë pas kësaj ngjarje të rëndë, kryetari i PD, Sali Berisha, deklaronte para mediave ndërkombëtare se çfarëdo që të ndodhte, nuk do të largohej nga Shqipëria.Tentativa për grusht shteti gjatë funeralit të Azem Hajdarit/ 23 vite nga “pushtimi” i institucioneve.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lulzim Basha feston sot datëlindjen, Aurela e uron me foton e papublikuar më parë

19:02 / June 12, 2022

Zgjedhjet e 6 marsit/ Ministria e Brendshme: Qytetarët që kanë aplikuar për kartë identiteti, i marrin ato të shtunën

09:40 / March 4, 2022

KQZ miraton fletët e votimit për zgjedhjet e 6 marsit (FOTO)

21:10 / February 12, 2022

Kujtimet e ish-ministrit: Nepotizmi dhe klani i baxhanakëve në udhëheqjen e lartë të PPSH-së që jeton mes luksit në ‘Bllok’

21:34 / November 12, 2021
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.