Më shumë se 350 gra dhe vajza të reja janë vrarë nga vrasësi serial Pedro Lopez. E ftuar në emisionin “Opinion”, psikologia Lenida Halilaj ka treguar me detaje se çfarë fshihej pas krimeve të Lopezit.
Lenida Halilaj: Pedro Lopez është akoma i lirë sepse statusi i tij akoma nuk dihet. Ai është dënuar me vetëm 16 vite burg.
Blendi Fevziu: Po si mund të dënohet me vetëm 16 vite burg pas 350 vrasjesh?
Lenida Halilaj: Këtu analizohet elementi kulturor dhe politikat e vendit sepse flasim për Ekuadorin, Perunë dhe Kolumbinë sepse janë vende me një juridiksion jo shumë pozitiv që t’i ndjekë siç duhet.
Blendi Fevziu: A ka përfituar nga statusi i tij mendor?
Lenida Halilaj: Duke marrë parasysh historikun e fëmijërisë, ai është dhunuar nga familja e tij duke qenë se ka tentuar që të kryejë marrëdhënie seksuale me motrën duke qenë se kishte parë nënën duke kryer marrëdhënie intime dhe i kishte asociuar marrëdhëniet seksuale me dashuri, me ngrohtësi dhe duke tentuar ta bënte këtë gjë me motrën e tij, ai u përzu nga familja dhe e përceptonte se seksi duhet të ishte diçka që duhej të shmangej ndaj njerëzve prandaj zgjidhte vajza paraadoleshente përpara se ata të fillonin aktivitetin seksual në njëfarë mënyrë për të ju shmangur atyre një jetë të dhimbshme siç do të ishte jeta seksuale që do të vinte sipas tij.
Blendi Fevziu: Dhe e ushtroi aktivitetin e tij për gati 30 vjet.