Policia italiane ka arrestuar një shqiptar, pasi u përpoq të vidhte shtëpinë e një polici.
31-vjeçari, emri i të cilit ende nuk dihet, hyri në shtëpinë e policit për të vjedhur, por u pikas nga ky i fundit dhe u hodh nga ballkoni.
Polici italian lajmëroi kolegët, të cilët e arrestuan në një shtëpi tjetër, pak metra larg, ku kishte hyrë për të vjedhur pasi nuk i eci me të parën.
Gjatë kontrollit, shqiptarit iu gjetën dhe iu sekuestruan disa bizhuteri që dyshohet se janë të vjedhura nga banesa të tjera.
Pas arrestimit, gjykata vendosi masën ‘arrest shtëpie’ për hajdutin 31-vjeçar.