Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Tentoi të vjedhë postën dhe marketin, dështon fshehja në tavan e 24-vjeçarit në Shkodër

09:36 / February 7, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 7579
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Shkodrës ka arritur të zbulojë autorin e një tentative vjedhjeje në një filial të Postës Shqiptare dhe një marketi. Bëhet fjalë për një 24-vjeçar nga Gucia e Re. 

Siç duket nga pamjet e shpërndara nga uniformat blu, pasi ka shkuar në shtëpi ai është fshehur në tavanin e banesës për t’ju shmangur efektivëve, por kjo përpjekje ka rezultuar e kotë.

“Ky shtetas dyshohet se mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Vasil Shanto”, duke kërcënuar me një mjet prerës (thikë), ka tentuar të vjedhë me dhunë në filialin e Postës Shqiptare. Gjatë largimit, ka thyer xhamin e sportelit dhe është larguar me një biçikletë të vjedhur. Gjithashtu, pak minuta më pas, dyshohet se ka tentuar sërish, po me kërcënimin e mjetit prerës (thikë), të vjedhë me dhunë një subjekt market në lagjen “Fahri Ramadani””, njoftoi policia.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia k sekuestruar rrobat që ka përdorur gjatë kryerjes së veprës penale si dhe biçikletat e vjedhura.

“Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprat penale, “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”, e mbetur në tentativë, “Vjedhja me dhunë”, “Vjedhja” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta””, njoftuan uniformat blu.

arrestohet fshehja të vjedhë tentoi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026

I shpallur në kërkim në të gjithë Europën për trafikim të lëndëve narkotike, vihet në pranga 43-vjeçari shqiptar në Itali

14:20 / February 8, 2026

Detaje të reja nga operacioni “Barriera”/ Si u arrestua i riu nga Kosova në zonën e Freskut?

14:00 / February 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.