Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Tentoi të vriste me armë zjarri një person në Institut, arrestohet autori dhe dy shokët e tij

12:06 / December 18, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 5262
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tentoi të vriste me armë zjarri, një shtetas, rreth tri javë më parë, në Institut, lokalizohet dhe vihet në pranga në bulevardin “Nënë Tereza”, 36-vjeçari.

Në pranga dhe 2 përkrahës të 36-vjeçarit.

Njëri e ndihmoi të largohej nga vendngjarja, kur kreu krimin, ndërsa tjetri shoqërohej me të, në momentin e ndalimit.

 rezultat i punës informative dhe ndjekjes së kryer nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, me objektiv kapjen e autorit të plagosjes me armë zjarri, të shtetasit M. J., në rrugën “Ramadan Citaku”, më datë 23.11.2025, u finalizua operacioni “Akuza”.

Në kuadër të operacionit, u lokalizuan dhe u ndaluan shtetasit:

-F. F., 36 vjeç, pasi Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”;
-I. L., 32 vjeç, pasi Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”;

Gjithashtu, u arrestua në flagrancë shtetasi M. N., 30 vjeç, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi F. F. ka plagosur me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasin M. J., dhe pas krimit është ndihmuar nga shtetasi I. L., për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

36-vjeçari u kap pas ndjekjes së automjetit me të cilin ai lëvizte bashkë me shtetasin M. N., nga Instituti deri në bulevardin “Nënë Tereza”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

armë institut tentoi vriste
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026

I shpallur në kërkim në të gjithë Europën për trafikim të lëndëve narkotike, vihet në pranga 43-vjeçari shqiptar në Itali

14:20 / February 8, 2026

Detaje të reja nga operacioni “Barriera”/ Si u arrestua i riu nga Kosova në zonën e Freskut?

14:00 / February 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.