Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Tepelenë/ Përshtatën lokalin për shitje kanabisi, arrestohet pronari dhe furnizuesit

11:10 / March 9, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sfsd 770x424 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një sasi prej 6 kg kanabis sativa u sekuestrua nga policia e Tepelenës, droga një pjesë e së cilës e ndarë në doza, “shërbehej” në një lokal.

Kështu, në kuadër të operacionit të koduar “Furnitori” çoi në pranga pronarin e lokalit, shtetasin Haki Rama si dhe 35-vjeçarin, Astrit Çela, i cili luante rolin e furnizuesit. Ndërkaq, u shpall në kërkim shtetasi, Xhorxhi Shehu për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Njoftimi: 

Tepelenë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Furnitori”. Sekuestrohen 6 kg lëndë narkotike cannabis (një pjesë në doza), një sasi farash cannabisi dhe 2 celularë. Zbulohet një lokal në fshatin Krahës 1, i përshtatur për përdorim dhe shitje të lëndës narkotike cannabis sativa. Vihen në pranga pronari i lokalit dhe një 35-vjeçar i cili siguronte cannabisin që shitej në këtë ambient. Punohet për kapjen e një shtetasi tjetër të implikuar në këtë rast.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve nga inteligjenca policore, të siguruara në kuadër të megaoperacionit kombëtar antidrogë të koduar “Tempulli 2”, se disa shtetas përdornin dhe shitnin drogë, në një lokal në fshatin Krahës 1, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Tepelenës, në bashkëpunim me ata të sektorëve Operacional dhe për Hetimin e Narkotikëve të DVP Gjirokastër, finalizuan operacionin policor të koduar “Furnitori”.

Në kuadër të operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit A. Ç., 35 vjeç dhe H. R., 39 vjeç, të dy banues në fshatin Krahës 1. Nga hetimet rezultoi se shtetasi A. Ç. siguronte lëndën narkotike cannabis sativa, me qëllim përdorimin dhe shitjen në lokalin në pronësi të 39-vjeçarit. Gjatë kontrolleve në banesën e shtetasit A. Ç., u gjet dhe një sasi farash cannabisi, që posedoheshin me qëllim shitjen.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin u identifikua si bashkëpunëtor në këto veprimtari kriminale, dhe u shpall në kërkim shtetasi Xh. Sh., 39 vjeç, banues në fshatin Krahës 1. Punohet intensivisht për kapjen e tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Kanabis sekuestrim tepelene
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.