Një çift ka vendosur një kamera në banjën e tyre për të spiunuar kujdestaren e fëmijëve ndërkohë që ajo bën dush. Vanessa Rivas e cila është kujdestarja e fëmijëve të çiftit, pretendon se ka rënë dakort që fëmijët e çiftit në fjalë të marrin mësimet e notit prej saj për aq kohë sa ata e lejojnë që kujdestarja të përdori banjot e tyre për tu pastruar.
Pas një viti punë me familjen, kujdestarja Rivas zbuloi një kamera të vogël dhe të fshehur në tualet, ku ajo është zhveshur rregullisht në atë banjë sipas dëshmisë së saj në një dosje në Gjykatën Supreme të Manhatanit. Pasi ajo vuri re që kishte një kamera në tualet e cila e vëzhgonte gjatë gjithë kohës kur ajo bënte dush dhe zhvishej, ajo i hoqi kartën e memories dhe ajo shprehet se ndihet më e parehatshme se kurrë.
Gruaja e familjes sipas dados e ka telefonuar mbi 45 herë dhe i ka dërgua 26 mesazhe që ajo t’ia kthejë kartën e cila ka regjistruar pamjet. Rivas tha, kur ajo më vonë shqyrtoi pamjet e kamerës, zbuloi se pajisja ishte vendosur në banjë 15 minuta para se të mbërrinte – kur vetëm Lauren Seltzer dhe fëmijët ishin në shtëpi.