Deputeti demokrat, Agron Shehaj ka komentuar tërheqjet e kandidatëve të Enkelejd Alibeajt nga gara për zgjedhjet vendore të 14 majit.
“Ndodhin sepse është një, nuk e di arsyen. Besoj është që të na prish punë ne. Nuk kuptoj dot arsyen, qëllimi i qartë është që të na prishin punë. Sado pak janë kandidatët ata shumë të rëndësishëm”, tha ai.
Deri më tani janë tërhequr katër kandidatë nga PD-ja e Alibeajt, ndërkohë që kandidati i Vorës, Ibrahim Bruka nuk ka mundur të regjistrohet në KQZ.