Një tërmet i fortë me madhësi 7.6 të shkallës Rihter ndodhi këtë të mërkurë pasdite në lindje të Australisë, sipas matjeve të Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare.
Tërmeti goditi në det, me një thellësi fokale prej 10 km dhe një epiqendër 424 km në lindje të Tadine, në New Caledonia.
Është vërejtur se aktiviteti sizmik veçanërisht i fortë parapriu në zonë, pasi brenda një ore e gjysmë, u regjistruan dridhje prej 6, 5,7 dhe 6,1 Rihter.
Po ashtu mediat e huaja kanë lëshuar një alarm për cunam.