Tërmeti shkatërrimtar me magnitudë 6.8 të shkallës Rihter që goditi Marokun, për sizmologët është pasojë e lëvizjes së pllakave tektonike dhe rritjes së aktiviteteve sizmike në rajonin e Mesdheut.
“Ka ndodhur në kufirin e pllakave tektonike të fuqishme të rajonit të Mesdheut, pllaka afrikane dhe euroaziatike. Po t’i referohemi hartës, është me ngjyrë të theksuara, ku tregohet për një aktivitet të lartë sizmik”, tha eksperti Edmond Dushi për “Tv Klan”.
Sipas Dushit, që pas tërmetit 7.7 ballë të rënë në Turqi këtë vit, sistemi i pllakave tektonike në Mesdhe po pëson lëvizje.
“Kemi një rritje të aktiviteteve në Mesdhe sidomos pas atij të Turisë, tregues që gjithë rajoni apo sistemi i pllakave është në lëvizje prej kohësh”, tha ai.