Tërmetët që goditën frikshëmTurqinë dhe Sirinë, janë ndjerë deri në Grenlandë. Lëkundje të tokës u regjistruan rreth 5472 km larg nga vatra në bregun lindor të Grenlandës, rreth tetë minuta pas goditjes me magnitutë 7.8 Rihter.
“Tërmetet e fuqishme në Turqi u regjistruan qartësisht në sizmografët e Danimarkës dhe të Grenlandës”,-tha sizmologia Tine Larsen nga Shërbimi Gjeologjik i Danimarkës dhe Grenlandës.
“Valët nga tërmeti u kapën nga sizmografët në ishullin danez të Bornholm-it, rreth pesë minuta pas nisjes së lëkundjeve. Kurse, tetë minuta pas tërmetit, lëkundjet arritën deri në bregun lindor të Grenlandës, duke u përhapur më tej në të gjithë Grenlandën”,-tha më tej.