Një tërmet me magnitudë 7.5 ballë në Ishujt Kuril të Rusisë goditi vendin të mërkurën, tha Shërbimi Gjeologjik i Sh.B.A., duke bërë një paralajmërim për çunami, por që u anulua më vonë.
Tërmeti kishte një thellësi prej 59 km, rreth 1.400 km në veri-lindje të qytetit japonez Sapporo. Nuk ka raportime paraprake për viktima, raporton The Guardian.
Qendra e Paralajmërimit të Cunamit fillimisht tha se valët e rrezikshme të cunamit ishin të mundshme brenda 1.000 km nga epiqendra e tërmetit, pasi sipas saj, tërmetet e kësaj shkalle në të kaluarën kishin shkaktuar çunam larg nga epiqendra.
Por më vonë ajo doli me njoftimin se “vetëm disa valë të vogla cunami u krijuan nga ky tërmet dhe nuk ekziston asnjë kërcënim tjetër”.
Zyrtarët në Japoni nuk lëshuan asnjë alarm, edhe pse ata thanë se mund të ketë ndryshime të lehta të baticave në det. Një paralajmërim për tsunami u lëshua në Hawaii, por disa orë më vonë u terhoq kjo deklarate.