Numri i viktimave të tërmetit që goditi Turqinë lindore vijon të rritet, ku deri mëngjesin e të shtunës janë regjistruar 20 të vdekur dhe më shumë se një mijë të plagosur.
Tërmeti me magnitudë 6.8 kishte epiqendrën në Sivrice në provincën e Elazig duke shkaktuar edhe rrëzim të ndërtesave.Lëkundjet u ndjenë dhe në Siri, Liban dhe Iran.
Në Turqi lëkundjet sizmike janë të shpeshta ku më tragjiku ka qenë ai në Izmir në vitin 1999, ku humbën jetën mbi 17 mijë persona.
Sipas AFAD, agjencisë turke të menaxhimit të Katastrofave dhe Emergjencave janë regjistruar rreth 200 pasgoditje. Më shumë se 400 skuadra shpëtimi janë dërguar në zonë, duke lajmëruar njerëzit që të mos kthehen në ndërtesat e dëmtuara.
AFAD thotë se 16 të vdekur janë regjistruar në Elazig, ndërsa në Malatya 4.