Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Tërmeti i 26 Nëntorit, Hohmann: BE do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë

09:39 / November 26, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
hohmann
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sot bëhen 3 vite nga tërmeti shkatërrues që goditi Shqipërinë dhe i mori jetën 51 personave e la me qindra e mijëra të tjerë pa banesa. Ambasadorja e BE-së Christiane Hohmann në një mesazh thotë se falë mbështetjes së BE-së tashmë kemi shkolla të reja të rindërtuara me standardet e BE-së dhe qendra historike të rikthyera në shkëlqimin e tyre të plotë. Ambasadorja shprehet se BE do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë, por edhe për ta ndihmuar që të ndërtojë të ardhmen në unionin europian.

“Në vitin 2019, Shqipëria u godit nga një tërmet shkatërrimtar. Ky ishte fillimi i një përpjekjeje të paprecedentë rindërtimi edhe nga ana e Bashkimit Europian. Sot, tre vjet më vonë shohim një numër shkollash dhe kopshtesh që janë rindërtuar, shohim vende historike që janë restauruar dhe po restaurohen tani. Me moton, “Të rindërtojmë më mirë”, tani kemi shkolla që përmbushin standardet europiane dhe vende historike që janë rindërtuar me gjithë shkëlqimin e tyre për t’u gëzuar nga brezat e ardhshëm. Ne do të vazhdojmë programet tona kryesore: “BE për kulturën” dhe “BE për shkollat” që të vazhdojmë rindërtimin. Tani dua të falenderoj popullin shqiptar për rezistencën dhe forcën në ndërtimin e Shqipërisë pas tërmetit shkatërrimtar. Jam këtu për t’ju bërë edhe një premtim. Bashkimi Europian është këtu për të vazhduar t’ju mbështesë, por edhe për t’ju ndihmuar të ndërtoni të adhmen tuaj në Bashkimin Europian”, u shpreh Hohman.

ambasadorja Christiane Hohmann
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.