Sizmiologu Edmond Dushi, thotë se tërmeti ka qenë me magnitudë 4.7 të shkallës rihter dhe është pasuar nga shumë pasgoditje. Sipas tij kanë qenë rreth 62 pasgoditje me magnitudë që ka ardhur duke u zvogëluar. Sipas Dushit, lëkundja e fortë me epiqendër në Klos, ka zgjatur 21 sekonda.
“Tërmeti që u regjistruar kishte një magnitude 4.7 të shkallës rihter, ndërsa 5.5 ballë. Kur flasim për rihter është ajo cfarë pajisjet regjistrojnë, ndërsa ballë është efekti në zonën ku bie. Aktiviteti ka nisur kohë më parë që në datën 12.
Ka pasur një frenim ditën e djeshme dhe kjo shënoi atë tendencën për të pasur magnitudë të madhe. Deri tani kemi rreth 62 pasgoditje dhe magnituda ka ardhur duke u zvogëluar. Deri në një farë magnitude pritet të mos ketë efekte dhe më tej të ketë ndjeshmëri. Ne i klasifikojmë në disa klasa, në bazë të magnitudave. Ne nuk jemi në pozicion që të japim një alert disa sekonda përpara.
Jetojmë në një vend që dukuria sizmike është prezente, duhet të jemi të organizuar në shtëpi, ku është këndi apo pozicioni më i sigurt, të evitojmë ashensorët, apo shkallët. Të ulim automatin apo edhe gazin. Tërmeti ka qenë 21 sekonda”,-tha ai.