Turqia ka paralajmëruar me burgim ata që rrisin qiranë e banesës.
Të mbijetuarit nga tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë në Kahramanmaraş migruan në qytete të ndryshme. Ankaraja ishte një nga qytetet që e përjetoi valën më të madhe të qytetarëve të zhvendosur.
Megjithatë, me ardhjen në qytet të të prekurve nga tërmeti, filloi një rritje e lartë e qirave të shtëpive. Shumë njerëz u ankuan, duke pretenduar se disa pronarë dhe agjentë imobiliare, të cilët përfituan nga ardhja e viktimave të tërmetit në qytet, bënë rritje të jashtëzakonshme.
Ekipet po shqyrtojnë denoncimet e bëra në Ministrinë e Tregtisë, Prokurorinë e Përgjithshme të Ankarasë dhe 112 një nga një. Ndaj atyre që konstatohet se kanë shkaktuar rritje çmimi si rezultat i analizave dhe përcaktimeve, do të zhvillohet një hetim për veprën penale të ‘ndikimit në çmim’, sipas nenit 237 të Kodit Penal të Turqisë, dhe ndaj tyre mund të ngrihet edhe padi, ku parashtrohet edhe kërkesë për burgim nga 1-3 vjet.