Një sherr mes një polici të rrugores që ishte jashtë shërbimit dhe një gazetari ka ndodhur sot në Fier. Polici bashkë me një person tjetër që udhëtonin me një makinë tip “ Benz”, kanë dalë nga mjeti i tyre dhe kanë nisur të qëllojnë me mjete të forta xhamin e makinës “Opel” , ku udhëtonte gazetari.
Polici bashkë me personin tjetër që e shoqëronte kanë shkuar tek dera makinës së gazetari, që drejton një media lokale në Fier, i kanë thyer xhamin dhe e kanë qëlluar me grushte.
Vajza, e cila mësohet se është shkak për sherrin, pasi Polici ka akuzuar gazetarin se e ngacmonte, po mundohet të frenojë këtë sherr, por ata vijojnë të qëllojnë shoferin në “Opel”.
Policia në vendin e ngjarjes
Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë patrulla e policisë, e cila ndodhej aty pranë dhe ka shoqëruar në Komisariat të Policin dhe gazetarin. Pas ngjarjes Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu ka pezulluar nga detyra efektivin që u përfshi në sherr.