Samanta Togni, koreografe në emisionin e famshëm italian “Ballando con le stelle” dhe ish trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Christian Panucci, nuk janë më në krahët e njëri-tjetrit. Çifti u njohën në “show-n” e RAI-t, dhe ishin të lidhur prej tre vitesh, por tashmë, zyrtarisht, i kanë dhënë fund kësaj historie dashurie.
Në një intervistë të dhënë për të përjavshmen italiane “Di Piu”, Samanta Togni pranoi ndarjen:
“Po, është e vërtetë, jemi ndarë. Por nuk kam ndërmend të jap sqarime.”
Një periudhë e vështirë për ish-trajnerin kuqezi, që pas largimit nga Shqipëria tashmë ka humbur dhe të dashurën.