Një basketbollist amerikan është dënuar me dy vite pezullim pasi në kontrollin antidoping doli se ishte shtatzënë.
DJ Cooper ishte në procedurat e fundit për t’u bashkuar me kombëtaren boshnjake të basketbollit, procedura që përfshinin edhe testin rutinë të antidopingut. Kampioni i urinës tregoi se kishte hormone që prodhohen nga placenta gjatë shtatzënisë.
Federata Ndërkombëtare e Basketbollit (FIBA) e pezulloi për mashtrim, pasi urina që përdori basketbollisti ishte e një shoqeje të tij. Në Twitter pati shumë nga ata që e tallën, por kishte dhe nga ata që vunë në dukje se kur një mashkull rezulton shtatzënë në testin e urinës, kjo është një shenjë e keqe.