Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Testi për licencën, 1318 infermierët që garojnë në janar

11:53 / December 29, 20183 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
infermiere
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndryshe nga sa ndodh me profilet e tjera mjekësore, provimet për licencimin e infermierëve të rinj do të zhvillohen për nëntë ditë me radhë. Kjo për shkak të numrit të madh të kandidatëve që janë në pritje të marrjes së lejes për ushtrimin e profesionit në këtë specialitet.

Qendra e Shërbimeve të Arsimit ka zbardhur tashmë edhe listën 1318 infermierëve të kualifikuar për të hyrë në provimin e shtetit, rezultatet pozitive të të cilit janë vendimtare për të siguruar lejen e ushtrimit të profesionit. Infermierët që kalojnë në këtë testim dhe sigurojnë licencën përkatëse, kanë të drejtë të konkurojnë në portal për vendet e lira të punës të raportuara nga spitalet dhe qendrat mjekësore publike, si dhe në ato private sipas kushteve të përcaktuara prej tyre.

Për të shmangur kaosin në zhvillimin e provimeve, Qendra e Shërbimeve të Arsimit ka detajuar kalendarin me datat dhe oraret e testimit për secilin kandidat. Testimi i informatizuar do të zhvillohet me tre turne për secilën datë të planifikuar. Në këto kushte, secili kandidat që është pjesë e kësaj liste, duhet që të paraqitet për të dhënë provimin e shtetit vetëm në datën dhe orarin e përcaktuar individualisht për të. Konkretisht provimi i shtetit për këtë specialitet do të nisë në datën 9 janar, teksa do të përfundojë në datën 21 janar.

Rregullat e zhvillimit të këtij provimi do të jenë të njëjta me ato të aplikuara për profilet e tjera mjekësore. Ditën e testimit duhet të paraqiteni në ambientet e kësaj qendre 30 minuta para fillimit të provimit të shtetit. Ndërkohë që duhet të keni detyrimisht me vete këto dokumente: “Kartë Identiteti për pjesëmarrje në provimin e shtetit (dokumenti origjinal si dhe kopje të tyre), faturën e pagesës së tarifës së provimit të shtetit të derdhur në një nga bankat e nivelit të dytë”.

Duhet të bëni kujdes, pasi mungesa e një prej këtyre dokumenteve ju penalizon duke ju lënë jashtë testimit, çka do të thotë se duhet të prisni sezonet e vitit të ardhshëm për të hyrë sërish në testin e licencës, duke humbur kështu shanset për të aplikuar përgjatë kësaj periudhe për vendet e lira të punës në spitalet dhe qendrat mjekësore të tjera. Për të qenë kalues në këtë provim duhet të siguroni mbi 50 pikë me përgjigjet e dhëna.

Me ndryshimet e bëra në ligjin përkatës të profesioneve të rregulluara, asnjë profesionist nuk do të humbasë të drejtën për të ushtruar profesionin në specialitetin përkatës, pavarësisht faktit se sa herë do të hyjë në testin e licencës.“Për kandidatët pjesëmarrës në provimin e shtetit në të gjitha profesionet e rregulluara, për çdo herë pjesëmarrje mbi herën e pestë, tarifa e shërbimit në favor të Qendrës së Shërbimeve Arsimore, do të jetë 25, 000 lekë”, saktësohet në vendimin e miratuar nga qeveria, i cili i lejon këta kandidatë që të hyjnë në provimet e shtetit edhe më shumë se pesë herë. Ndërkohë që më parë, kush nuk arrinte të merrte pikët kaluese deri në herën e pestë të pjesëmarrjes në provimin e shtetit, nuk mund të ushtronte më profesionin për të cilin ishte diplomuar.

Kliko: LISTA

infermier licencë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

07:54 / February 10, 2026

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.