Martesa e Kate Middleton me Princin William në vitin 2011 ishte rezultat i një lidhjeje të gjatë dashurie. Princi i Uellsit zgjodhi partneren e zemrës së tij, pavarësisht faktit ae ajo nuk i përket qarqeve mbretërore apo aristokratike. Megjithatë, sipas pretendimeve të librit “Rinia e Guilded: Një histori intime e rritjes në familjen mbretërore” dhe autorit të tij Tom Quinn, dasma mbretërore do të ishte shmangur nëse Kate Middleton nuk do të ishte në gjendje të bëhej nënë. Kandidatet për mbretëreshë bëjnë një test fertiliteti.
Nëse Kate nuk do të kishte qenë pjellore, nuk ka dyshim se martesa do të ishte ndërprerë”, thuhet në libër. Autori që bëri zbulimin tronditës pretendon se e njëjta gjë i ka ndodhur edhe princeshës Diana.