Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Teuta mund sërish Tiranën/ Laçi mund Kastriotin, Bylis fiton me Apoloninë

20:46 / February 20, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Teuta Tirana
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tirana duket se është kthyer në viktimën e preferuar të Teutës.

Skuadra durrsake e mposhti sërish skuadrën bardhe-blu në ‘Selman Stërmasi’ me rezultatin e ngushtë 1-0. Njeriu që vendosi ndeshjen në favor të durrsakëve ishte Lorenzo Vila me golin e shënuar që në minutën e 21 të sfidës.

Teuta zhvilloi një lojë relativisht të mirë duke mos e lejuar Tiranën që t’i shkaktojë ndonjë problem gjatë gjithë 90 minutëshit, edhe pse bardheblutë i patën rastet e tyre, duke marrë këto 3 pikë që e ngjisin për momentin në vendin e tretë me 36 pikë, po aq sa edhe Laçi që ka marrë përkohësisht vendin e dytë.

Skuadra kurbinase që për 10 ndeshje nuk do të ketë Nwabuezen të skualifikuar, mposhti Kastriotin me rezultatin 1-0.  Trajneri Duro i besoi repartin e sulmit Harmon, por golin e fitores për Laçin e shënoi mesfushori Lushkja në minutën e 31 të ndeshjes duke i dhënë skuadrës së tij 3 pikë shumë të çmuara.

Bylis fitoi Derbin e mbijetesës ndaj Apolonisë më rezultatin 1-0 duke e lënë vendin e fundit të klasifikimit për t’u ngjitur në të 8. Në ‘Loni Papuciu’ të Fierit, fati i takimit në favor të ballshiotëve u vendos në minutën e 80 të tij, kur Anthony Beeji shënoi golin që vulosi rezultatin 1-0 për Bylisin. Java e 20 e Kategorisë superiore do të mbyllet me sfidat Skënderbeu-Vllaznia dhe Kukësi-Partizani ditën e diel, sfida që do të transmetohen në platformën Digitalb./ Top Channel

bylis teuta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Historia e Denni Xhepës, flamurtarit të Shqipërisë në Lojërat Dimërore: 30 vite më parë babai erdhi në Itali me një anije

08:42 / February 7, 2026

Nisin sot Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Kortina, Shqipëria përfaqësohet nga katër skiatorë

09:34 / February 6, 2026

Sjelljet e tifozëve në ndeshjet respektive, Komisioni i Disiplinës në FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë! “E pëson” edhe trajneri i Egnatias

21:19 / February 5, 2026

Momenti më i komentuar në rrjetet sociale, boksierit i bie parukja gjatë ndeshjes

15:59 / February 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.