Këngëtarja Teuta Selimi ka bërë reagimin e parë në media sociale pas lajmeve për dhunë.
Ajo nuk ka dhënë asnjë deklaratë lidhur me ngjarjen por ka publikuar posterin e një koncerti që do mbajë në Zvicër.
Kështu lë të kuptohet se është në gjendje të mirë.
Më herët ditën e sotme u raportua se Teuta ka kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës, dy herë brenda 48 orëve, duke denoncuar fillimisht bashkëshortin e më pas edhe të vëllain. Rasti i parë u raportua në orët e para të së mërkurës kur Teuta raportoi për dhunë bashkëshortin e saj Patrik Neziri.
Fillimisht, në orët e para të së mërkurës, raportoi për dhunë burrin e saj, Patrik Neziri. Sipas mediave kosovare, një konflikt verbal mes çiftit u përshkallëzua në dhunë fizike, kur Patriku qëlloi disa herë në kokë Teutën.
Mesnatën e kaluar, këngëtarja është paraqitur sërish në Polici, për të denoncuar për dhunë vëllanë e saj, Agron Selimin. Dyshohet se vëllai e ka sulmuar fizikisht, pas një debati që nisi pikërisht për denoncimin e Teutës ndaj bashkëshortit.
Policia ka marrë nën hetim të dy të pandehurit, ndërsa vëllai i këngëtares është dërguar në paraburgim për 48 orë. Ata do të hetohen për dhunë në familje.