Një mësuese në shkollën 9-vjeçare “Nimete Progonati” në Memaliaj të Tepelenës është dhunuar nga tezja e një nxënëseje në klasën e tretë.
Mësohet se tezja kishte shkuar të merrte mbesën e saj pasi mbaroi mësimin, por kjo e fundit i ka treguar është bullizuar dhe dhunuar nga mësuesja.
Pas të qarave të mbesës së saj e cila ankohej se mësuesja e kishte dhunuar, tezja ka shkuar te mësuesja me të cilën ka pasur një debat të ashpër, e që më pas degjeneroi në përdorimin e dhunës. U nevojit ndërhyrja e stafit të shkollës për t’i ndarë.