Autoritete ruse kanë gjobitur me 30,000 rubla (450 euro) një 26-vjeçar në Rusi, pasi në një postim në “Instagram” shkruante se “kishte parë në ëndërr presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky”.
“Ëndërroja që isha mobilizuar dhe më sollën në një lloj kampi stërvitor kur papritmas u futën forcat e armatosura ukrainase, të udhëhequra nga Zelensky”, shkroi Ivan Losev në llogarinë e tij në “Instagram”, posti i cili më pas u fshi.
“Ata i lidhën të gjithë dhe do të na qëllonin. Por në atë moment, Zelensky më kalon pranë dhe më thotë: ‘Oh, i pashë historitë e tua në [Instagram], lavdi Ukrainës!’”.
Zelensky e liroi Losev përpara se të urdhëronte të qëlloheshin “të gjithë të tjerët”.
Pikërisht atëherë ai i kërkoi udhëheqësit një selfie.
“Sigurisht”, u përgjigj ai.
Menjëherë pas kësaj, Losev tha se ai u thirr nga autoritetet në telefonin e tij të punës.
Shërbimi Federal i Sigurisë (FSB) i tha atij se kishte “arsye për të besuar se jeni i angazhuar në diskreditimin e Forcave të Armatosura të Federatës Ruse”.