Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pa kategori

Thaçi dëshmon në çështjen “Syri i Popullit”, ka polemika

19:22 / December 28, 20182 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
hashua
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, dëshmoi në çështjen gjyqësore, “Syri i Popullit”, e cila u zhvillua me dyer të mbyllura me kërkesë të kreut kosovar të shtetit, pasi sipas tij rrezikohej sekreti shtetëror. Thaçi ishte dëshmitari i fundit dhe pas përfundimit të seancës, avokati i Sadri Ramabajës, Ramiz Krasniqi e përsëriti se do të bëjë kallzim penal ndaj Kadri Veselit. Sipas tij, sjellja e kryeparlamentarit gjatë seancës së sotme, dëshmoi se gjykatat nuk janë të pavarura.

“Sot ka ndodhur diçka e çuditshme, kryeparlamentari i Kosovës shkel me dy këmbët ligjin. Kryeparlamentari i Kosovës sulmon të akuzuarit. Kryeparlamentari i Kosovës fyen të akuzuarit. Kryeparlamentari i Kosovës i fyen edhe mbrojtësit e tyre. Andaj ky nuk është nivel i një kryeparlementari dhe kjo flet mjaft se në çfarë gjendje jemi. Është vërtetuar që ky gjyqësor me të vërtetë nuk është i pavarur. Ky gjyqësor nuk guxon t’ia tërheq vërejtjen kryeparlamentarit. Ky gjyqësor tregoi që kryeparlamentari i Kosovës është më i madh se gjykatësit”, tha ai.

Krasniqi shtoi se për politikanët që udhëheqin, Vetëvendosja është obsesion.

“Unë do të paraqes kallzimin penal në momentin që do e marr proces verbalin e këtij shqyrtimi, sepse në deklaratën e Kadri Veselit ka shpifje të natyrës më të rëndë që mund t’i bëjë një kryetar i parlamentit ndaj të akuzuarit. Shpifje pa asnjë bazë. Shpifje drejtuar ndaj Ramabajës dhe Vetëvendosjes dhe unë i thashë edhe presidentit që me gjasë Vetëvendosje është obsesion i këtyre njerëzve që udhëheqin politikën”. Seanca e radhës do të mbahet me 25 janar.

gjyq Kosova syri i popullit thaci
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026

58% e të burgosurve pa gjyq: raporti i Këshillit të Europës për Shqipërinë

14:41 / February 8, 2026

Detaje të reja nga operacioni “Barriera”/ Si u arrestua i riu nga Kosova në zonën e Freskut?

14:00 / February 8, 2026

Vidhte targa të automjeteve dhe ua shiste personave me precedent për të kryer krime, arrestohet 36-vjeçari nga Kosova

10:18 / February 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.