Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Thaçi: Jam arrestuar tek Ura e Elbasanit, Sali Berisha ka nevojë për trajtim mjekësor

23:36 / May 30, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Berisha Thaci 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i është kundërpërgjigjur akuzave të ish-kryeministrit Sali Berishës, duke deklaruar se ky i fundit ka nevojë për trajtim mjekësor.

Thaçi ka folur për akuzat e Berishës në lidhje me vrasjen e gazetarit Ali Uka në vitin 1997, duke u shprehur se “Unë jam arrestuar 10 orë para se të vritej Ali Uka. Jam arrestuar tek ura e Elbasanit, në mënyrë brutale, nga autoritetet e Sali Ramë Berishës.”

 Thaçi pohoi:

 “Ndjej keqardhje kur e shoh në këtë gjendje të arrogancës dhe humbjes së kontrollit si gërmadhë apo si fosil. Mendoj se ka nevojë për një trajtim mjekësor se sa të merret seriozisht në kuptimin e një debati politik. Është humbje e madhe e kohës për të diskutuar për të, por vendimin më të madh e  kanë marrë vetë qytetarët në Shqipëri, por ndoshta mendon me qëndruar në skenë duke u marrë me mua dhe ka nxjerrë mllefin që ka pasur 3 dekada. Ai dëshiron që të qëndrojë në këtë debat për shkak të fushatës që ka në Shqipëri dhe nuk do dëshiroj që të interferoj në këtë proces. Është punë e tyre. Urrejtje ndaj Ramës mund ta shprehë atje, por jo ndaj meje në Kosovë. Argati i Millosheviçit thotë që jam arrestuar për çështje ordinere. Viti ‘97 Shqipëria ka qenë me pushkë në dorë për shkak të politikave të tij të dobëta me fajde. Unë jam arrestuar, kjo është e vërtetë, për armëmbajtje dhe për disa krehra kallashnikovësh për t’i sjellë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Unë jam arrestuar 10 orë para se të vritej Ali Uka. Jam arrestuar tek ura e Elbasanit, në mënyrë brutale, nga autoritetet e Sali Ramë Berishës. Kam qëndruar 24 orë në komisariat dhe kur është vrarë Ali Uka unë kam qenë në komisariat.”

arrestuar Berisha thaci trajtim mjeksor
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.