Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Thanë se do t’ja jepnin të parës SHBA-ve vaksinën ndaj COVID-19, ministrja franceze “i tërheq veshin” kompanisë: E papranueshme

23:58 / May 14, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
m franceze
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja franceze e Ekonomisë reagoi ashpër ndaj Sanofi, pasi deklaruan se do t’ja jepnin SHBA-ve të parës vaksinën. Ajo kontaktoi me “Sanofi”, të cilët i siguruan më pas se vaksina do të shpërndahet njësoj për të gjithë.

Ministrja franceze e Ekonomiksë, Agnes Pannier-Runacher, ka reaguar ashpër për lajmin se SHBA do të jetë e para në radhë për të marrë vaksinën ndaj koronavirusit, që do të prodhohet nga grupi farmaceutik “Sanofi”.

“Për ne do të ishte e papranueshme që t’i jepet prioritet një vendi apo një tjetër, me një pretekst që është vetëm financiar”, tha ajo në një intervistë me Sud Radio.

Ministrja franceze kontaktoi me “Sanofi”, të cilët i siguruan më pas se vaksina do të shpërndahet njësoj për të gjithë.

Shefi ekzekutiv i “Sanofi”, Paul Hudson, tha dje se SHBA është e para në radhë për të marrë vaksinën, pasi është një nga financueset e para.

“Qeveria e SHBA-ve ka të drejtë të porosisë e para, sepse ka rrezikuar duke investuar”, tha Hudson.

Sipas ekspertëve të shëndetësisë, lufta për sigurimin e vaksinës rrezikon që të lë jashtë vendet e varfëra që nuk kanë mundësi të paguajnë për vaksinën.

Ditën e djeshme ndërkohë, më shumë se 140 liderë botërorë dërguan dje një letër të hapur për OKB dhe UNAIDS, duke bërë thirrje që vaksina të shpërndahet për të gjithë.

“Sanofi” ndërkohë, së bashku me korporatën britanike “GlaxoSmithKline” të mbështetur edhe nga SHBA, ka njoftuar se mund të prodhojë deri në 600 milion doza në vit.

franceze Ministrja SHBA vaksina
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026

Mësuesi rrahu nxënësin dhe u arrestua, kolegët e tij në protestë

08:39 / February 10, 2026

I ftohti ekstrem në New York la 18 të vdekur

08:12 / February 10, 2026

Armenia dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim bërthamor

22:00 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.