Tabloidi britanik “The Sun” ka shkruar sërish për “gangsterët shqiptarë” në Britani. Teksa në korrik botoi me foto dhe emra krerët e bandave shqiptare, media britanike shkruan sërish se ata kontrollojnë tregun e kokainës.
Sipas raportit, “gangsterët nga ky shtet i Ballkanit Perëndimor ia kanë kaluar edhe polakëve për nga numri i të burgosurve të huaj në Britani”.
Lexo edhe- Bandat shqiptare që kanë pushtuar Britaninë, “The Sun” nxjerr “në diell” emrat e krerëve
Ata numerohen 876 nga 9.089 te denuarit në burgjet angleze në qershor të këtij viti, tha Ministria e Drejtësisë.
Numri i shqiptarëve pas hekurave është pothuajse dyfishuar në vetëm katër vjet, nga 475 të regjistruar në qershor 2015, nderkohe qe një dekadë më parë shifra ishte vetëm 166.
Sipas raportit te Ministrisë së Drejtësisë: “Shqiptaret ne burgje perbejne 10 përqind te te denuarve, polaket 8 përqind, Rumunet 8 përqind, Irlandezet 8 përqind dhe xhamaikianet 5 përqind”.
Sipas Agjencise Kombëtare te Krimit, “Grupet shqiptare të krimit kanë krijuar një ndikim të profilit të lartë brenda krimit të organizuar në Mbretërinë e Bashkuar, dhe kanë një kontroll të konsiderueshëm në të gjithë tregun e trafikut të drogës në Mbretërinë e Bashkuar, veçanërisht kokainën. Ata gjithashtu po zgjerojnë ndikimin e tyre”.
Me tej, theksohet se “Londra është qendra kryesore e veprimit te tyre, por ato janë vendosur në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.”