Kryeministri Edi Rama është takuar këtë të shtunë me themeluesin e kriptomonedhave, Binance, Changpeng Zhao.
Përmes një postimi në “Twitter”, miliarderi i industrisë së kriptone, krahas fotos, shkruan se adoptimi i valutave digjitale nuk do të ndalet kurrë.
“Jam takuar këtë të shtunë të bukur me kryeministrin e Shqipërisë, zotin Edi Rama. Shtytja e adoptimit të kriptove nuk ndalet kurrë”, shkroi Zhao në postimin e tij.