Vijon me intensitet aksioni i IKMT-së në ditën e katërt të operacionit për rivendosjen e ligjshmërisë në zonën e mbrojtur.
Aktualisht, po realizohet shembja e një ndërtimi 3-katësh, me strukturë beton-arme dhe tulla, i ngritur në kundërshtim flagrant me ligjin dhe standardet mjedisore.
Lirimi i hapsirave publike nga ndërtimet e paligjshme po vijon në të gjithë vendin.
