Nga Mentor Kikia
Orët e para të mëngjesit të datës 23.8.1990. Nje muaj e gjysme pasi ishin hapur ambasadat dhe mbi 5000 shqiptare u larguan si refugjate. Disa te rinj nga Korça dhe Erseka iu drejtuan kufirit me Greqinë në postën kufitare të Rehovës. Njësiti i postës i qëlloi me armë zjarri. Si pasojë, u vranë:
-Petrit Bashkim Ajdini nga Korça, 26 vjeç
-Artur Xhevahir Kërcelli nga Korça, 25 vjeç
-Niko Stefan Joti nga Erseka, 24 vjeç
-Safet Irfan Rrapo nga Erseka, 31 vjeç
U arrestua Avni Sami Rumi, 27 vjeç nga Kolonja, i cili u dënua me 4 vjet heqje lirie. Realizoi arratisjen vetëm Pandush Thanas Nica, 29 vjeç nga Korça.
Ceremonia e varrimit të Petritit dhe Arturit në Korçë, u kthye në një demonstratë të fuqishme anti-komuniste. U ndaluan 12 persona. U zhvilluan procese gjyqësore.
Ne Maj 1990 Ramiz Alia, arratisjen e kishte hequr si krim te tradhetise ndaj atdheut. Denohej me gjobe deri ne 12 muaj burg.
Kjo stimuloi arratisjet nga kufiri. Klika e Ramiz Alisë e rikthen “dënimin me vdekje pa gjyq”, në mënyrë tinzare. Dhe në kufi filluan masakrat.
5 muaj më vonë Ramiz Alia do të ulej në tryeze me studentët e do të shpallte demokracinë.
Enver Hoxha ishte një kriminel përbindësh. Ai të dënonte me vdekje vetë, në sy.
Por Ramiz Alia ishte nje skile, ai te vriste pas shpine.
Ai i nguli pas shpine thiken Shqiperise edhe per gjysme shekullin e ardheshem.
Ramiz Alia krijoi PD-ne dhe shnderroi partine e tij kriminale PPSH ne PS. Politikane te te njejtes miter, moren ne dore pushtetin politik dhe ekonomik dhe e transformuan diktaturen komuniste ne diktature te korrupsionit dhe krimit.
Edhe 35 vjet pas pseudo-revolucionit, ne jemi ende ne kufi, duke u arratisur.
Por tani nuk na vrasin, na shtyjne te ikim qe te lirojme tokat per investitoret strategjike ne det e ne male.
