Deputeti demokrat Lefter Gështenja këmbëngul se opozita duhet të bashkohet pas më shumë se 2 vitesh përçarje për të sfiduar mazhorancën.
“Nga informaconet që kam unë, në tryezat opozitare kanë qenë të ftuar të gjithë kolegët që kanë dalë nga zgjedhjet e 25 prillit 2021. Unë do të doja të jenë të gjithë në këto tryeza si opozitare. Nëse diskutojmë 45 apo 51 deputetë secili ka rezervat e veta për secilën palë. Ne duhet të na bashkojë opozita përballë kësaj qeverie. Nëse ne do të vazhdojmë të shohim problematikat ato që kemi bërë prej më shumë se 1 viti e gjysmë, kjo opozitë shkon drejt shkatërrimit, u shpreh Gështenja në studion e “Report Tv”.
Sipas tij, proceset e zhvilluara deri më tani si nga Rithemelimi ashtu edhe PD-ja zyrtare e kanë dëmtuar opozitën.
“Nëse ne do të vazhdojmë kështu si kemi vazhduar deri para 2-3 muajsh unë them nuk shkojmë asgjëkundi. Kam kontribuar dhe kontribuoj për një PD dhe të djathtë fituese dhe jo për një PD që nesër mund të jetë një LSI e dytë. Nuk është ky misioni im, nuk dua të jem deputet me këtë model. Unë dua të vazhdoj në politikë duke kontribuar për një forcë alterantivë qeverisëse. Nëse ne shohim interesat personale, interesat e karriges të secilit atëherë dakord, secili të marrë vendimin e tij, por unë nuk jam për këtë model.”