Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Thirrja e fortë e Radojës: Mos e politizoni kauzën, artistët jo kukull në sqetullën e çdo politikani

21:23 / July 25, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
radoja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

I ardhur nga qyteti i Durrësit për të mbështetur kauzën e artistëve kundër rrëzimit të Teatrit Kombëtar, artisti Guljelm Radoja u ka bërë thirrje aktorëve të mos ta politizojnë kauzën e tyre për mbrojtjen e kësaj godine.

Në fjalën e tij, Radoja është shprehur se pikërisht kauza e teatrit tregon që fatkeqësisht artistët janë të manipulueshëm, ndërsa ka bërë thirrje që ata nuk duhet të sillen “kukull nën sqetullën e çdo politikani”.

“Çdo parti ka nevojat e veta dhe do të ketë një llojë kredibiliteti. Unë i përkas kësaj të djathte, por duke qenë se e pashë që nuk bëjë dot politik e lash. Vota ime shkon atje ku shkon dhe kaq, kjo është e gjitha.

Megjithatë nuk më pëlqen të jemi kukull nën sqetullën e çdo politikani. Teatri është i depolitizuar dhe duhet të mbetet i tillë. Ai i gjati na ngatërroi ne. Fatkeqësisht, kjo gjë vërtetoi katërcipërisht që ne jemi të manipulueshëm. Dikush nga kolegët e mi i tha dikujt që: “Unë shkela mbi dinjitetin tim”. Por pse shkele or mik, a ka gjë më të rëndësishme se dinjiteti. Pse bëhesh qesharak? Pse u shite miku im? Çfarë pakti bëre me djallin që u shite? Mirë ana njerëzore, por po shpirti i artistit ku mbeti?

Unë ju bëj thirrje gjithë kolegëve të mi që kanë mbetur të mos ta politizojnë këtë çështje, ne jemi ne, teatri është teatri.”

Durresi Politikani Radojë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.