Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç thotë se e vetmja gjë që di kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është nxitja e luftës duke udhëhequr politikën e kërcënimeve dhe shantazheve.
Albin Kurti tha në mbledhjen e qeverisë më 10 gusht, se një fushatë disinformimi për vendimet e ekzekutivit sa i përket targave dhe dokumenteve serbe, kishte për qëllim të nxiste frikë dhe të krijonte destabilitet. Ai u bëri thirrje serbëve që të mos bien pre e fushatave të tilla. Në regimin e Petkoviçit, thuhet se këtë e dëshmojnë deklaratat e tij të fundit, me të cilat Kurti dëshiron konflikt dhe se çdo ditë i pëlqen të flasë për luftën.
“Me vendimet e tij të njëanshme për targat dhe dokumentet serbe, Kurti ka shkelur të gjitha marrëveshjet, duke përgatitur dhunën në veri. Këtë e ka konfirmuar sot duke bërë të ditur se nga 1 shtatori Prishtina do të vazhdojë me të ashtuquajturin reciprocitet, i cili ka për qëllim shfuqizimin e targave dhe dokumenteve serbe”, ka thënë Petkoviç.