Një fenomen i çuditshëm natyrorë i ngjashëm me një tornado është shfaqur në Sarandë.
Përmes një fotoje të dërguar nga një qytetar, vihet re një rrymë ajri e krijuar mbi det dhe duket sikur thith ujë prej tij ndërkohë në sfond dëgjohet dhe zhurma.
“Kjo rrymë ajëri po thith ujë në det dhe ndihet shumë zhurmë e madhe. Fotot i kam marrë midis Sarandës dhe Igumenicës”, shkruan qytetari.