Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Thyerje e masës arrest në shtëpi dhe baste, vihen në pranga dy persona në Lushnje

14:55 / January 23, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1701965788 policiaeshtetit
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Lushnjë përkatësisht 36-vjeçari me inicialet M. D. dhe 53-vjeçari me inicialet B. T. Pas kontrolleve të ushtruara në një lokal në lagjen “Skënder Libohova” në Lushnje u arrestua 36-vjeçari pasi u kap duke vënë baste sportive.

Ndërkohë 53-vjeçari u arrestua pasi kishte thyer masën e arrestit shtëpiak për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Njoftimi i policisë:

Lushnjë/ 2 shtetas në pranga, për organizim të lotarive të palejuara dhe për largim nga vendi i vuajtjes së dënimit, në vijim të veprimeve operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:

M. D., 36 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në lagjen “Skënder Libohova”, gjatë kontrollit të ushtruar në një lokal, shërbimet e Policisë e kanë konstatuar këtë shtetas, duke ushtruar veprimtarinë e kundërligjshme të lojërave të fatit (baste sportive në celular); B. T., 53 vjeç, banues në fshatin Barbullinjë, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, jashtë banesës së tij, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

baste Lushnjë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

11:09 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.