Presidenti amerikan Joe Biden u përball me kritika gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet presidenciale në SHBA, në lidhje me luftën në Gaza. Shumë amerikanë e shohin të gabuar dhe djallëzor qëndrimin pro-izraelit të qeverisë amerikane, pasi po lejon vrasjen e mijërave palestinezëve të pafajshëm.
Biden është shokuar nga reagimi i një aktivisti pro-palestinez, i cili ka ndërprerë presidentin amerikan teksa po mbante një fjalim për fushatën në Atlanta në shtetin jugor të Xhorxhias.
“Ti je një diktator, Joe gjenocidi! Dhjetëra mijëra palestinezë kanë vdekur. Fëmijët po vdesin”,- dëgjohet të thotë ai. Më pas protestuesi u nxorr jashtë ambienteve ku po mbahej takimi zgjedhor nga personeli i Shërbimit Sekret. Biden tha se ai nuk mërzitej me “pasionin” e protestuesit. Udhëheqësi amerikan shtoi se “ka shumë palestinezë që po viktimizohen padrejtësisht”.