Brazili dhe gjithë dashamirësit e futbollit në mbarë botën i dhanë lamtumirën legjendës Pele.
Në orën 10 të mëngjesit të së hënës nisën homazhet në Santos, në stadiumin “Vila Belmiro”, ne nderim te “Mbretit”, i cili u nda nga jeta më 29 dhjetor në moshën 82-vjeçare.
Arkivoli me trupin e pajetë u vendos në stadiumin e “Vila Belmiro” që i përket klubit, për të cilin Pele luajti për shumë vite e ku nisi rrugëtimin drejt famës.
Mijëra tifozë të skuadrës, por jo vetëm u mblodhën pranë stadiumit për të nderuar për herë të fundit Pele.