vizita e parë e sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken ka ”blinduar” Tiranën. Forca të shumta të policisë janë angazhuar ditën e sotme për mbarëvajtjen e vizitës. Blinken është caktuar të qëndrojë në Tiranë për 8 orë.
Mbi taracën e Kryeministrisë janë përqendruar forcat speciale të Repartit RENEA, me snajper. Mbi 1 mijë forca policore, mes tyre dhe ato elitë të RENEA-s janë dislokuar në institucionet kryesore.
Lexo edhe :
Related Posts
Në tarracën e Pallatit të Kongreseve ka snajperistë. Të tillë janë dhe pranë zonës së kryeministrisë, në zonën e kuvendit dhe të korpusit universitar. Forca RENEA janë dislokuar dhe në rrugët hyrëse e dalësë te Tiranës, ndërsa policia po monitoron qarkullimin rrugor.