Tirana është dënuar nga Komisioni i Disiplinës me një gjobë prej 50 mijë lekë të reja, sa i përket hedhjes së shisheve plastike nga ana e tifozëve në takimin ndaj Teutës. Bardheblutë prisnin një dënim shumë herë më të rëndë, aqsa nëpërmjet një reagimi zyrtar, Tirana shprehet se ishte gjithçka e merituar. Në prag të ndeshjes me Vllazninë, e gjitha kjo shërben edhe si një sensibilizim për tifozëve.
Reagimi i plotë
Komisioni i
Disiplinës ka gjobitur sot KF Tiranën me 50 mijë lekë (të reja), për shkak të
shisheve plastike të hedhura në ndeshjen Tirana – Teuta nga tifozët bardheblu.
Gjoba këtë rradhë është jo vetëm e merituar, por shumë e pakët në krahasim me
veprimet aspak të hijshme të një pjesë të tifozerisë.
Nje vit me
pare, per nje shishe plastike stadiumi i mbyll per kater ndeshje. Kete rradhe
Disiplina ka toleruar duke u mjaftuar me nje gjobe minimale.
Klubi ju ben thirrje te gjithe tifozeve te ruajne qetesine, mos demtojne
skuadren, veten duke mbyllur stadiumin dhe demtuar imazhin e tifozerise me te
madhe ne Shqiperi.
Shishet
plastike, sendet e forta dhe materialet piroteknike nuk duhen hedhur ne fushe
apo tentuar sjellje te tjera jo sportive me to.
Nese kete rradhe Disiplina na fali, ne nje rast te perseritur do na mbyllen
dyert e stadiumit.